RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Shqipëria – Nisma Adriatiko-Joniane (NAJ) Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 05 Shtator 2013
NISMA ADRIATIKO JONIANE
Nisma Adriatiko Joniane (NAJ) u zyrtarizua në Ankona, Itali, më 20 Maj 2000. Në aktivitetin  themelues morën pjesë shtate vende, midis të cilëve ishte edhe Shqipëria. Sot vendet anëtare të NAJ-it janë tetë dhe përkatësisht Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Serbia dhe Sllovenia.

Synimi i Nismës Adriatiko Joniane është nxitja dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal, i parë ky si një  kontribut për integrimin evropian të vendeve anëtare. Sekretariati i Përhershëm i NAJ-it e ka selinë e tij në Ankona të Italisë. Sekretar i Përgjithshëm i tij është aktualisht, Ambasador Fabio Pigliapoco.

Një ndër platformat bashkëpunuese të Nismës Adriatiko Joniane është gjithashtu edhe Rrjeti i Universiteteve të vendeve te Adriatikut dhe Jonit, i quajtur UNIADRION, i cili përfshin 25 universitete dhe qendra akademike.

Nën ombrellën e NAJ-it ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe Forumi  i Dhomave të Tregtisë dhe Forumi i Qyteteve të Adriatikut e Jonit.

Shqipëria merr kryesimin e radhës së Nismës Adriatiko Joniane
Shqipëria merr kryesimin e radhës së Nismës Adriatiko Joniane në periudhën një vjeçare, qershor 2013 – maj 2014. Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr kryesimin e kësaj nisme. Për herë të parë ajo e ka kryesuar Nismën Adriatiko Joniane në periudhën, qershor 2005 - maj 2006.

Shqipëria e merr këtë kryesim në një moment shumë të veçantë për marrëdhëniet midis vendeve anëtare si dhe për marrëdhëniet e nismës me Bashkimin Evropian. Diskutimi i filluar brenda Bashkimit Evropian, mbi miratimin e një Strategjie të Makro Rajonit Adriatiko-Jonian, ka mbërritur në një stad shumë të rëndësishëm. Në takimin e Këshilli Evropian të datës 14 Dhjetor 2012, Kryetarët e Qeverive të vendeve anëtare të BE ftuan Komisionin Evropian të miratonte propozimin për një Strategji të Re të Makro Rajonit Adriatko Jonian, në vitin 2014. 

Në këto rrethana, periudha qershor 2013 - maj 2014 përkon me fazën përfundimtare të miratimit të strategjisë së lartpërmendur dhe kërkon që të gjitha aktivitetet në kuadër të NAI si dhe puna e vendeve anëtare të konvergojnë, me synimin e përbashkët, për mbërritur në momentin e miratimit të strategjisë, të përgatitur plotësisht dhe të aftë për të menaxhuar së bashku me institucionet e Bashkimit Evropian, strategjinë e re dhe për ta shndërruar atë në një platformë efektive operacionale.

Prioritet i rëndësishëm i këtij kryesimi do të jetë gjithashtu forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe vazhdimi i proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.
 
Posta Elektronike