RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Romë, Itali Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 15 February 2012

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë në bashkëpunim me Bashkinë e Romës, Këshillin Qytetar për Emigracionin dhe Gazetën “Bota Shqiptare”, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë, nisën muajin e kulturës shqiptare me titull: “Vendi Përballë – Shqiptarët e Italisë Kremtojnë 100 vjetorin e Pavarësisë”, që vijon nga data 4 shkurt deri më 3 mars 2012, në Muzeun e Civilizimit Romak, Romë.

Gjatë këtij muaji do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen e Shtetit shqiptar, konferenca, projektime filmash, përmes të cilave do të prezantojmë në Romë, Shqipërinë-vendi përballë.

Të ftuar në këto aktivitete janë përfaqësues institucionesh, intelektualë, shkrimtarë, regjisorë, muzikantë, piktorë dhe fotografë, student shqiptarë, arbëresh dhe italianë.

Synohet që këto aktivitete të prezantojnë momentet më të rëndësishme për Shtetin shqiptar si dhe aspekte të jetës e veprimtarisë së shqiptarëve dhe arbëreshëve në Itali.

 
Posta Elektronike