RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Doha, Katar Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 15 February 2012

Në datën 3 shkurt, nën kujdesin e Pallatit Mbretëror dhe Ambasadës së republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, u organizua mbrëmja e muzikës shqiptare në sallën e Teatrit Kombëtar, në Doha. Në këtë aktivitet, si i pari i këtij lloji, morën pjesë, Ministri i Kulturës dhe Artit i Katarit, z. Hamad Al-Kawari, përfaqësues të familjes mbretërore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Doha, përfaqësues të komunitetit të biznesit si dhe përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Doha.

Gjatë mbrëmjes, muzikantët shqiptar të kuartetit “Golden Music” performuan pjesë të muzikës instrumentale të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj si dhe kënduan këngë  të muzikës së lehtë dhe popullore nga vendi ynë.

Kjo mbrëmje shënoi dhe hapjen e aktiviteteve, për festimin e 100 vjetorit të Shtetit shqiptar.

 
Posta Elektronike