RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kopenhagen, Danimarkë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 15 February 2012

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagen në datat 20-22 janar 2012, përfaqësoi turizmin dhe traditën shqiptare në Panairin ndërkombëtar të turizmit dhe udhëtimit "Ferie & Fritid" në Bella Center.

Në stendën e saj, Ambasada prezantoi pamje, fotografi, video, muzikë, materiale informuese dhe pije tradicionale të Shqipërisë. Ajo prezantoi përpara publikut danez dhe vizitorëve të shumtë të panairit, në mënyrë dinjitoze, profesionale dhe kombëtare bukuritë natyrore të Shqipërisë, potencialet e saj turistike, trashëgiminë e pasur historike e kulturore dhe shpirtin bujar dhe mikpritës të shqiptarit.

Interesimi i vizitorëve për të mësuar më shumë për Shqipërinë ishte i jashtëzakonshëm gjatë të tre ditëve dhe befasia e tyre ndaj videoklipeve dhe bukurive natyrore të paraqitura shprehej nga qëndrimi i gjatë përpara stendës shqiptare dhe numri i madh i pyetjeve që ata bënin.

Ky aktivitet hap siparin e aktiviteteve që Ambasada e Shqipërisë do të organizojë në kuadër të festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

 
Posta Elektronike