RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Bernë, Zvicër Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 15 February 2012

Me datën 3 shkurt 2012 Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Republikës së Kosovës dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë organizuan në Bernë një takim të përbashkët me gazetarë të medieve të gjuhës shqipe që punojnë në Zvicër.

Ambasadorët u paraqitën gazetarëve projektin e veprimtarive që të tre ambasadat, duke bashkërenduar punën, mendojnë t’i realizojnë në kuadrin e vitit jubilar të 100-Vjetorit të Pavarësisë.

Synimi i takimit ishte sensibilizimi i opinionit për ngjarjen e madhe dhe veprimtaritë në kuadrin e saj.

Takimi dhe projekti i paraqitur u pasqyruan gjerësisht në median e shkruar dhe elektronike, shoqëruar më foto dhe pamje filmike, si në të përditshmet Fakti, Zëri dhe Albinfo (kjo e fundit elektronike), Tung-CH, Radiotelevizionin e Kosovës, Top Channel në Tiranë etj.

 
Posta Elektronike