RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Varshavë. Poloni Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 15 February 2012

Në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, vazhdojnë veprimtaritë kulturore në ambasadat shqiptare nëpër botë.

Një ditë më parë në Muzeun Etnografik të Poznanit në Poloni, u hap Ekspozita Etnografike e kulturës shqiptare, mbështetur në etnokulturën e përshkruar në Kanunin shqiptar, si dokument i ligjësisë historike të shqiptarëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 31 dhjetor 2012, përgjatë gjithë vitit të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, duke krijuar mundësinë e njohjes së kulturës shqiptare nga publiku polak.

 

Ekspozita përmban eksponate të kulturës shqiptare të rajoneve të ndryshme të Kosovës dhe veriut të Shqipërisë, veshje tradicionale, elemente etnografike, të jetës së përditshme dhe asaj rituale, përfshi elemente të kulturës materiale, te sjella posaçërisht për këtë ekspozite nga fondi arkivor i Muzeut dhe koleksionistë private. Gjatë inaugurimit për të pranishmit u shpërndanë materiale informuese për kulturën shqiptare, si dhe katalogu kushtuar ekspozitës së kulturës shqiptare, botuar posaçërisht në kuadër të hapjes së kësaj ekspozite.

Ky aktivitet shënon edhe hapjen e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë nga Ambasada jonë në Varshavë.

 
Posta Elektronike