RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Stokholm, Suedi Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 15 February 2012

Në datën 5 shkurt u zhvillua në Stokholm konferenca e shoqatave studentore të vendeve skandinave, Suedi, Norvegji, Danimarkë, organizuar nga shoqata “Union i Studentëve Shqiptarë” në Stokholm, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë.

Konferenca pati si temë themelore angazhimin e studentëve shqiptarë në vendet skandinave për promovimin e Shqipërisë në drejtim të imazhit, të tërheqjes së investimeve të huaja dhe turizmit, e parë kjo lidhur ngushtë me momentin frymëzues që buron nga ngjarja madhore e 100- Vjetorit të Pavarësisë.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, Ambasadori Ruhi Hado bëri një prezantim të arritjeve të Shqipërisë e kombit shqiptar gjatë këtij shekulli si dhe trajtoi disa sugjerime në lidhje me drejtimet kryesore ku duhej përqëndruar puna për realizimin me sukses të objektivit të promovimit të vendit duke shprehur gatishmërinë e ambasadës për të dhënë çdo ndihmë në këtë drejtim.

Në përfundim konferenca miratoi një program masash për realizimin e këtij objektivi. Në konferencë mori pjesë edhe albanologu dhe përkthyesi i njohur i gjuhës shqipe, z. Ullmar Qvick.

 
Posta Elektronike