RSS

  • Increase font size
  • Default font size
SHBA, Konsullata Nju Jork Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 20 February 2012

Konsullata e Përgjithshme në Nju Jork ka zhvilluar dy aktivitete: Shfaqje e filmit amerikano-shqiptar, Falja e Gjakut si dhe Koncerti i Muzikës klasike me artistë profesionistë dhe talente të reja.

Me 18 Shkurt 2011 në “American Theater”, u shfaq filmi shqiptaro – amerikan “Falja e Gjakut”, fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ky aktivitet mblodhi përfaqësues të spikatur të komunitetit shqiptar në SHBA, drejtues shoqatash, organizatash e  figura publike.

Në këtë prezantim morën pjesë regjisori i filmit Joshua Martson, skenaristi Andamion Murataj, aktori i njohur Çun Lajçi si dhe dy aktorët protagonistë, Tristan Halilaj dhe Sindi Laçej.

Filmi “Falja e Gjakut” do të shfaqet për publikun e gjerë në datën 24 Shkurt 2012 dhe nisur nga qëndrimet e deritanishme të kritikës pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

Po më 18 Shkurt 2011, në Manhattan, Nju Jork, u organizua “Koncerti i Muzikës Klasike me Artistë Profesionistë dhe Talente të Reja”, një  bashkëpunim i Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork me televizionin e diasporës Alba Life,  ku të pranishëm ishin përfaqësues të komunitetit shqiptar, trupi diplomatik, përfaqësues të klubeve të artit, drejtues të komuniteti, etj.

Në këtë koncert interpretuan artistë të njohur shqiptarë si, Petrika Melo, Lindita Mezini, Magi Dizdari, Entela Barçi, Gjilberta Gelaj si dhe Bledar Maqellara, Kristina Melo, Dea dhe Ina Stafanllari, cilësuar si talentet e reja shqiptare.

Konsullata e Përgjithshme në Nju Jork në bashkëpunim me diasporën shqiptare ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh për festimet e vitit jubilar, që do të kulmojnë me festimin e 100 vjetorit të Federatës Panshqiptare “VATRA” dhe të Ditës së Pavarësisë.

 
Posta Elektronike