RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Pori, Finlandë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 20 February 2012

Në kuadrin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin Pori të rajonit Satakunta, Finlandë u hap ekspozita fotografike “Marubi”.

Në ceremoninë e hapjes, ku merrnin pjesë të ftuar nga fusha e artit, shtypit si dhe miq të Shqipërisë, Konsullja e Përgjithshme e Nderit, znj. Liliana Verdha, foli për historinë e popullit tonë, luftrat e përpjekjet për liri, pavarësi dhe për një Shqipëri të lirë e demokratike. Ajo gjithashtu u ndal në luftën e përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi, të cilat u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë së saj në 17 shkurt 2008.

Ekspozita "Marubi", e sjellë në Finlandë nga « Muzeu Finlandez i Kulturave Botërore » do të qëndrojë e hapur në Muzeun e qytetit Pori, deri më 15 Prill 2012.

Danimarkë, Kopenhagen

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Danimarkë, z. Arben Cici prezantoi në datën 16 shkurt 2012, turizmin shqiptar në Shkollën e Bisnesit të Kopenhagenit. Prezantimi u shoqërua me pamje dhe video mbi potencialet natyrore që ka Shqipëria në fushën e turizmit dhe përspektiva e zhvillimit të tij në vitet në vazhdim.

Ambasadori u ftua të bënte këtë prezantim nga profesori Allan Xenius Grige, lektor i Qendrës për Menaxhimin e Turizmit dhe Kuturës të CBS-it, njohja me të cilin ishte bërë gjatë Panairit të Turizmit dhe Udhëtimeve në Bella Center, ku Ambasada u përfaqësua me stendën e saj dhe hapi siparin e aktiviteteve të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Në këtë aktivitet prezantoi përvojën e tij të suksesshme të investimit në fushën e turizmit në Shqipëri edhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Danimarkë, z. Hans George Nielsen.

 
Posta Elektronike