RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Bernë, Zvicër Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 20 February 2012

Ambasada e RSH në Bernë, në bashkëpunim me shoqatën “Miqtë e Yad Vashem” dhe me Muzeun Kombëtar të Liechtensteinit, organizuan në datën 15 shkurt 2012 në kryeqytetin e vendit, Vaduz, aktivitetin “Mbrëmje për Shqipërinë”. Mbrëmja e organizuar në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u zhvillua në mjediset e Muzeut Kombëtar ku vazhdon të jetë e hapur ekspozita “Besa”.

Prof. Dr. Rainer Vollkommer, Drejtor i Muzeut Kombëtar të Liechtensteinit, ka qenë në Shqipëri ne vitin 1989, si pjesëmarrës në një ekspeditë arkeologjike. Ai foli për lashtësinë e Shqipërisë mbështetur në burimet e pasura arkeologjike dhe për karakterin shqiptar. Gjatë mbrëmjes u shfaq edhe një film dokumentar, që Prof. Vollkommer dhe bashkëpunëtorët kishin përgatitur pas kthimit nga Shqipëria, ku dëshmohej lashtësia, vlerat arkeologjike dhe historike të vendit tonë.  

Ndër të tjera Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Mehmet Elezi, ftoi pjesëmarrësit për ta vizituar vendin si turistë dhe më pas për të investuar në Shqipëri. Veprimtaria u pasqyrua edhe me fotografi në shtypin vendas dhe në shtypin shqiptar që botohet në Zvicër, si në gazetat Fakti Ditor, Tung –CH, në rrjetin elektronik alb-info etj.

 
Posta Elektronike