RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Athinë, Greqi Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 22 February 2012

Në kuadër të jubileut të madh për vendin tonë, atë të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të krijimit të shtetit modern shqiptar, në datën 20 shkurt 2012, në mjediset e Lidhjes së Shkrimtarëve grekë u zhvillua një mbrëmje kulturore në të cilën u prezantua krijimtaria e shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut shqiptar Andon Zako Çajupi dhe atij grek Aristoteli Valaoriti.

Ky aktivitet u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Aktorëve grekë, në bashkëpunim me Shoqatën shqiptare “Liter Art” dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Mbrëmja u hap nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve grekë, z. Pavlos Nathanail, i cili në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për evidentimin dhe njohjen e vlerave të përbashkëta të dy popujve e vendeve tona.

 

Ambasadori i RSH, z. Dashnor Dervishi në fjalën e tij, evidentoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve e popujve tanë, ku sigurisht dimensioni kulturor, të cilin e nxisin dhe e frymëzojnë aktivitete të tilla, zë një vend të veçantë. Ai e vlerësoi aktivitetin si shprehje e vullnetit dhe dëshirës së krijuesve shqiptarë e grekë që përmes personaliteteve të tilla të pasurisë krijuese dhe vlerave kombëtare të dy popujve si, Çajupi e Valaoriti, evidentojnë vlerat e përbashkëta, pasurinë e përbashkët kulturore e shpirtërore, mbi të cilat është ndërtuar edhe një histori e përbashkët e aspiratave për liri, zhvillim e përparim.

Ky aktivitet u ndoq dhe u pasqyrua edhe nga përfaqësues të mediave shqiptare në Greqi.

 
Posta Elektronike