RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kopenhagen, Danimarkë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 24 February 2012

Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, z. Arben Cici dhe Ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, z. Asaf Ademi organizuan më datën 18 shkurt 2012 një takim me të gjitha shoqatat shqiptare, ku prezantuan projektet e planifikuara në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në përfundim të takimit u vendos:

Së pari, të gjitha shoqatat dhe mediat shqiptare në Danimarkë do të nënshkruajnë një peticion drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Kopenahgenit për t’i vënë një sheshi apo një rruge të qytetit emrin “Nënë Tereza”.

Së dyti, do të hapet një faqe interneti www.100vjet.dk për të krijuar një mundësi të drejtpërdrejtë të komunikimit me publikun në Danimarkë mbi të gjitha aktivitetet që organizohen në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

 
Posta Elektronike