RSS

  • Increase font size
  • Default font size
“100-vjetori i pavarësisë”- artistët shqiptarë hapin ekspozitë në Romë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 27 February 2012

Në kuadrin e  aktiviteteve të ndërmarra nga Ambasada e RSH-së në Romë në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, më 17 shkurt 2012, në ambientet e Muzeut të Qytetërimit Romak, nisi cikli i aktiviteteve me temë: “Shqipëria, vendi përballë. Shqiptarët e Italisë kremtojnë 100 vjetorin e pavarësisë”.

Kjo veprimtari përfshiu 4 ekspozita. Ekspozita kolektive me pjesëmarrjen e firmave më të njohura të artit figurativ shqiptar me banim në Itali, e cila ishte kuruar me shumë profesionalizëm nga artisti ynë i njohur Xhovalin Delia, ekspozita me dokumenta për “Shpalljen e Pavarësisë” nga Arkivi Qëndror i Shtetit ku u prezantuan dokumente të rralla të periudhës së pavarësisë, ekspozita fotografike, "Shqipëria nga ajri" e Alket Islamit, ekspozita fotografike "Të zbulosh Shqipërinë" e studentëve të Shoqatës së Studentëve USAB të Bolonjës. (Alfred Mirashi (Milot), Agim Sulaj, Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, Frederik Ivanaj, Armand Xhomo, Orenada Dhimitri, Anila Zajmi-Katanolli, Gëzim Mehmeti, Anila N. Zajmi, Alban Berberi, Anxhela Hoxhalli e Lori Lako, Xhovalin Delia, Parlind Perloshi, Albert Dedja, Agim Hajzëri, Anila Shapalaku).

Fjalën e hapjes të kësaj veprimtarie e mbajti Ambasadori i RSH-së në Romë, z.Llesh Kola.

Këto ekspozita do të qëndrojnë të hapura deri më 3 mars 2012.

Më pas u vijua me konferencën shkencore  “ 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 150 vjetori i bashkimit të Italisë. Roli i Arbëreshëve Pasquale Scura dhe Terenzio Tocci”.

Kjo konferencë u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë së Vaccarizzo Albanese, z. Aldo Marino dhe me pjesëmarrjen e deputetit të Parlamentit italian, me origjinë arbëreshe, z. Cesare Marini, Ambasadorit Mario Bova, etj.

Aktiviteti u mbyll me shfaqen e dokumentarit “Albania, il paese di fronte” të z.Roland Sejko”.

 
Posta Elektronike