RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Konferenca me temë “Shqiptarët e Italisë pas 20-vjetëve” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 28 February 2012

“Emigracioni shqiptar 20 vjet pas eksodit të madh” , ishte tema e konferencës me titull, “Shqiptarët e Italisë pas 20-viteve”, e cila u zhvillua, në kuadër të muajit të kulturës shqiptare në Itali, në datën 23 shkurt 2012, në Muzeun e Qytetërimit Romak në Romë.

Në këtë konferencë, morën pjesë z. Franco Pittau, studiues i emigracionit dhe imigracionit, njëkohësisht dhe koordinator i “Dossier Immigrazione Caritas Migrantes”, z. Rando Devole, sociolog, gazetar, shkrimtar, autor dhe bashkëautor i shumë librave mbi emigracionin shqiptar, z. Alessandro Leogrande, autor i librit “Mbytja , vdekje në Mesdhe” mbi ngjarjen e trishtuar të anijes “Katër i Radës, z. Darien Levani, gazetar dhe shkrimtar, z. Aldo Terrusi, autori i librit mbi historinë tragjike të familjes së tij “Kthimi në vendin e shqiponjave”.

Konferenca u moderua nga kryeredaktorja e gazetës “Bota Shqiptare, zonja Keti Biçoku.  

Në pjesën e dytë të konferencës e morën fjalën shkrimtarët Darien Levani Alessandro Leogrande dhe Aldo Terrusi. “Italia,është  destinacion i preferuar i shumë të rinjve, por jo vetëm, të gjithë sigurisht të guximshëm, ashtu sikurse gjatë shekullit të kaluar miliona italianë nga jugu i Italisë ndërmorrën udhëtimin përtej oqeanit në kërkim të një jete më të mirë”.

Kjo konferencë u shoqërua edhe me hapjen ekspozitës fotografike “IntegrAzione” e fotoreporterit dhe gazetarit të njohur italian të gazetës “Corriere della Sera”, Vittorio Arcieri.

 
Posta Elektronike