RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Zagreb, zhvillohet Simpoziumi “Milan Šufflay për shqiptarët” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 28 February 2012

Në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më datë 27 shkurt në Zagreb u zhvillua simpoziumi “Milan Šufflay për shqiptarët“.

Simpoziumi u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare për qytetin e Zagrebit dhe Shoqata kroate “Milan Šufflay“, me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës në Kroaci.

Simpoziumi nënvizoi rëndësinë e figurës së Milan Šufflay, shkencëtarit, shkrimtarit dhe albanologut të shquar kroat, duke veçuar vlerat e kësaj figure në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e të 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Të pranishmit i përshëndetën kryetari i shoqatës “Milan Šufflay“ Darko Sargak, Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Zagrebit Gëzim Rexhepi, ambasadori i Kosovës Valdet Sadiku dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së Kroacisë.

Gjatë simpoziumit, paraqitën kumtesa profesorët kroatë Zvonimir Šeparović (ish Ministër i Jashtëm i Kroacisë), Josip Jurčević, Akademiku nga Kosova Prof. Pajazit Nushi, Prof. Aleksandër Stipčević (arbanas), Prof. Zef Mirdita dhe ambasadori i Shqipërisë, Pëllumb Qazimi.

 
Posta Elektronike