RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Unioni Kombëtar Shqiptar në Stokholm promovon librin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 28 February 2012

Në datën 25.02.2012, në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga dega e ”Unionit Kombëtar Shqiptar” në Stokholm, në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës dhe të Shqipërisë, u organizua promovimi i librit të Prof. Dr. Nusret Pllanës, ”Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”.

Në aktivitet, përveç përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme shqiptare në Suedi, merrnin pjesë edhe miq suedezë të Shqipërisë si albanologu Ullmar Qvick, z. Joran Vasenius, autor i librit ”Sëmundja mistike”, vepër në të cilën flitet për helmimin e nxënësve kosovarë nga serbët rreth 20 vite më parë si dhe z. Anders Wesman, kryetar i shoqatës së miqësisë ”Suedi-Shqipëri”.

Në këtë promovim u evidentuan përpjekjet dhe sakrificat e mëdha të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi gjatë periudhës 100 vjeçare, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë aktivitet folën edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës si dhe miqtë suedezë.

 
Posta Elektronike