RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë dhe festave të 7-8 marsit në Athinë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 09 Mars 2012

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Shoqata “Korça” dhe Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, organizuan në datën 4 mars 2012, mbrëmjen kulturore me rastin e festave të 7-8 marsit dhe 125 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe.

Në këtë aktivitet u vlerësuan me medalje mirënjohjeje mësues dhe organizata që kontribuojnë në mësimin e gjuhës shqipe në Greqi, si dhe aktiviste – gra të shoqatave shqiptare në Greqi.

Në fjalën e tij, Ambasadori i RSH-së, z. Dashnor Dervishi, uroi bashkatdhetarët për këto dy festa, duke vlerësuar kontributin e të gjithë atyre mësuesve, shoqatave e veprimtarëve të ndryshëm që me patriotizëm, dashuri e përkushtim dhe mbi baza vullnetare kanë punuar e po punojnë për mësimin e gjuhës shqipe, për ruajtjen e përhapjen e saj, si dhe të kulturës e traditave shqiptare në komunitetin e gjerë të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Medalje mirënjohjeje për kontributin e tyre iu dhanë:

a.Qytetit të Korçës – si qyteti i shkollës së parë shqipe.

b. Nuhi Gashi (Kosovë)-  si nismëtar dhe organizator i seminareve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe për diasporën.

c. Z. Jovan Mëhilli – si nismëtar i organizimit zyrtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi. Prej vitesh mësuesi Mëhilli ka drejtuar edhe Lidhjen e Mësuesve shqiptarë në Greqi dhe aktualisht është Kryetar Nderi i saj.

d. Qendrës shqiptare “Porta” -  për mësimin e gjuhës shqipe.

Nderime pati gjithashtu edhe për kolektive mësuesish të gjuhës shqipe, si dhe veprimtare-gra të shoqatave të ndryshme. Mbrëmja u shoqërua me muzikë shqiptare dhe poezi të ndryshme.

 
Posta Elektronike