RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Përkujtohet në Bukuresht nisja e rrugëtimit drejt pavarësisë kombëtare Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 15 Mars 2012

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, më 14 mars 2012, në mjediset e Hotelit “Continental” në Bukuresht, është përkujtuar nisja e rrugëtimit drejt pavarësisë kombëtare. Pikërisht në mjediset e këtij hoteli, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rumani, Z. Sami Shiba, u takua me përfaqësuesit e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, respektivisht me Kryetarin Z. Mircea Istrate, Kryetarin e nderit dhe themeluesin e kësaj shoqate, Prof. Xhelku Maksutoviç dhe me Kryeredaktorin e gazetës “Albanezul/Shqiptari”, z. Baki Ymeri.

Takimi kishte si qellim të përkujtonte atë kohë, kur në këtë hotel 100 vjet më parë, themeluesi i shtetit të parë kombëtar shqiptar, Ismail Qemali u takua me përfaqësues dhe patriotë të Bashkësisë së Shqiptarëve të Rumanisë dhe mori mbështetjen e tyre për shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar, në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Ambasadori dhe drejtuesit e BKSHR bënë dhe një vizitë në Kishën “Dintro zi”, e cila i është dhënë në përdorim komunitetit shqiptar të Rumanisë nga viti 1911 deri më 1949, vend ku ka kryer shërbesën në gjuhën shqipe, rilindasi, politikani, shkrimtari, përkthyesi dhe atdhetari Fan Stilian Noli.

 
Posta Elektronike