RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Austri, krahina e Burgenlandit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 16 Mars 2012

Nё kuadёr tё 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё, Ambasada nё Austri dhe Misioni i Pёrhershёm pranё Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё, hapёn nё krahinёn e Burgenlandit ekspozitёn fotografike “Besa: Shqiptarё qё shpёtuan hebrej gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore”. Veprimtaria u realizua nё bashkёpunim me agjensinё e organizimit tё eventeve “Milli Segal”, konsullatёn tonё tё nderit nё krahinёn e Burgenlandit dhe autoritetet vendore tё kёsaj tё fundit.

Ambasadori pranё Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё, Spiro Koçi, theksoi se kjo veprimtari pёrkon me 100 vjetorin e pavarёsisё sё Shqipёrisё, qё po kremtohet me nder dhe krenari nga tё gjithё shqiptarёt kudo qё ndodhen, pёrfshirё kёtu diasporёn tonё nё Austri. Ai shtoi se historia e shpёtimit tё hebrejve gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore flet pёr kurajon, bujarinё dhe solidaritetin qё kanё dёshmuar Shqipёria dhe shqiptarёt nё ditёt mё tё vёshtira tё historisё tonё si shtet i pavarur.

Ambasadori Koçi u shpreh se kjo histori e ka zanafillёn tek tradita shumёshekullore e tolerancёs, bёshkёjetesёs dhe harmonisё fetare qё karakterizon shoqёrinё shqiptare.

Konsulli i nderit tё Shqipёrisё nё Burgenland, Reinhard Gnilsen, vlerёsoi rёndёsinё e kёsaj veprimtarie nё kuadёr tё 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe promovimit tё vlerave tё kuturёs sё vjetёr shqiptare nё Austri.
Nё ceremoninё e hapjes sё ekspozitёs morёn pjesё ambasadori i Kosovёs nё Austri, pёrfaqёsues tё Muzeut Yad Vashem pёr Evropёn qendrore, autoritetet vendore tё krahinёs sё Burgenlandit dhe dhjetra pёrfaqёsues tё diasporёs shqiptare nё Austri.

 
Posta Elektronike