RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Londër, Britani e Madhe Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 16 Mars 2012

Më 14 mars 2102, Ambasada Shqiptare në Londër organizoi një aktivitet në bashkëpunim me Shoqërinë Anglo-Shqiptare dhe me Ambasadën e Kosovës në Londër. Aktiviteti hapi siparin e një sërë aktivitetesh që do të organizohen në Londër me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përvjetor që përkon edhe me 100-vjetorin e Shoqërisë.

Aktivitetin e hapi Kryetari i Shoqërisë, z. Stephen Nash, ish-Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Z. Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë në Londër, në përshëndetjen e tij vlerësoi vendin që zë Shoqëria në historinë e Shqipërisë dhe rolin e krijuesve të saj në pavarësisë e vendit, si deputeti dhe diplomati Aubrey Herbert dhe Edith Durham.

 

Botuesi i mirënjohur dhe njëkohësisht zv. Ambasador i Kosovës në Londër, z. Bejtullah Destani, mbajti një ligjëratë mbi historikun dhe veprimtarinë e Shoqërisë Anglo-Shqiptare që prej krijimit të saj dhe deri në ditët e sotme.

Të pranishmit i përshëndeti edhe historiani i njohur, i cili mban edhe postin e Presidentit të Shoqërisë, z. Noel Malcolm,
Ambasada në Londër në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Kosovës dhe Shoqërinë Anglo-Shqiptare, ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh për festimet e këtij viti jubilar i cili do të kulmojnë me javën shqiptare para Ditës së Pavarësisë.

 
Posta Elektronike