RSS

  • Increase font size
  • Default font size
“Shpirti i përbashkët ruso-shqiptar” festohet përvjetori Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 20 Mars 2012

Në kuadër të aktiviteteve të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata e Miqësisë Rusi-Shqipëri, zhvilloi në Qendrën e shoqatave të miqësisë së Federatës Ruse, një aktivitet kulturor, me temë “Shpirti i përbashkët ruso-shqiptar”.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues të Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri, Nënkryetari i Qendrës së Shoqatave të miqësisë së FR, Z. Muradov, anëtarë të shoqatës së miqësisë, shqiptarë me banim në Moskë, njerëz të artit, kulturës, shkencës, përfaqësues të MPJ ruse, gazetarë dhe diplomatë e punonjës të Ambasadës së RSH në FR. Në mbrëmjen kulturore foli edhe Ambasadori Gjoka. Ai vlerësoi organizimin, nga ana e Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri, të aktiviteteve të tilla me karakter njohës, por edhe bashkëpunues.

 
Posta Elektronike