RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Java e Kulturës Shqiptare në Trentino Alto Adige (Bressanone), Itali Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 26 Mars 2012

Më 9 mars, në Trentino Alto Adige, (Bressanone) të Italisë, u organizuan një sërë aktivitetesh të cilat hapën javën e kulturës shqiptare me titull, “Bressanone Incontra L’Albania”.

Organizatorë të aktiviteteve ishin Komuna e Bressanone, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano dhe Shoqata Dardania.
Aktiviteti filloi me këngë e valle të të gjitha krahinave shqiptare. Më pas u inaugurua  ekspozita “Vështrim mbi Shqipërinë”. Aktiviteti vijoi me Konferencën me temë: “Komunizmi dhe influenca e tij mbi fenë në Shqipëri”, konferencë në të cilën mbajti fjalën e saj dhe znj. Nausika Spahiu.

Të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë së Bressanone Z. Albert Purgstaller, Këshilltarja, Znj. Elda Letrari, Znj. Nausika Spahia, Konsull e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano.

Në ditët që pasuan, u shfaqën sekuenca filmash dhe dokumentarësh shqiptarë si dhe u ekspozuan prodhime dhe gatime shqiptare në karkatën kryesore të qytetit të Bressanone.

 
Posta Elektronike