RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ambasada e RSH-së në Lubjanë çel siparin e aktiviteteve të 100 vjetorit të pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 03 Prill 2012

Më datë 28 mars 2012, Ambasada e RSH-së në Slloveni, në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, organizoi një mbrëmje kulturore në praninë e përfaqësuesve të Trupit Diplomatik të Akredituar në Slloveni, përfaqësuesve të MPJ dhe të Ministrisë së Kulturës të Sllovenisë, politikanë, biznesmenë, njerëz të kulturës dhe artit, etj.

Mbrëmja filloi me çeljen e ekspozitës së piktorit shqiptar, z. Leonard Voci. Në këtë ekspozitë përfshiheshin rreth 130 vepra të këtij artisti të pikturës moderne.

Në vijim, u prezantua edhe libri kushtuar veprave të skulptorit Odhise Paskali, një kolazh filmik i veprave të tij si dhe seti "Albanian Artists" me fotot e 12 artistëve shqiptare të vlerësuar me titullin "Nderi i Kombit".

Gjatë aktivitetit u promovua edhe libri me titull: "Në sytë e nënave", me autore znj. Vitore Stefa Leka, botuar në kuadrin e projektit "Teutat shqiptare në botë", i cili i kushtohet rolit të gruas shqiptare në procesin e emancipimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Ky promovim u organizua në bashkëpunim me "Albanian Women Network", me qendër në Londër.

Më tej, mbrëmja kulturore vijoi me pritjen e komunitetit shqiptar të Sllovenisë.

 
Posta Elektronike