RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Aktivitet për 100-vjetorin e pavarësisë, Bernë, Zvicër Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 03 Prill 2012

Ambasada e RSH-së në Bernë, në bashkëpunim me Shoqatën e Miqve të Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare (ISEAL) dhe Bibliotekën Globlivres Renens – Lozanë, organizoi në datën 31 mars 2012, një aktivitet për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Takimin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre drejtues të Shoqatës ISEAL, të Bibliotekës Globlivres, profesorë të Shkollës së Lartë Pedagogjike Lozanë, miq të Shqipërisë dhe veprimtarë të ndryshëm.

Ambasadori i RSH-së në Bernë, z. Mehmet Elezi mbajti temën “100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë vështruar me sytë e një shkrimtari”.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të tilla si mbrojtja e hebrejve gjatë Luftës së Dytë, harmonia ndërfetare në Shqipëri, rrethanat e konferencës së Londrës 1913 ku u vendos copëtimi i trojeve shqiptare, reformat e sotme dhe modeli ekonomik shqiptar.

Ish-Kryetari i Parlamentit zviceran, deputet në disa legjislatura, z. Victor Ruffy foli për mbrojtjen e hebrejve nga shqiptarët si dhe qëndrimin e disa vendeve europiane ndaj tyre.

Në fund të aktivitetit, Ambasadori Elezi i dorëzoi Drejtoreshës së Bibliotekës Globlivres, znj. Monika Prodon, disa libra në gjuhën shqipe.

 
Posta Elektronike