RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ambasada e Malit të zi, veprimtari për 100 vjetorin e pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 23 Prill 2012

Në kuadrin e veprimtarive për nder të 100 vjetorit të pavarësisë, më datë 12 prill 2012, Ambasada e RSH-së në Podgoricë, në bashkëpunim me shoqatën kulturore-artistike Ded Gjon Luli dhe Ansamblet “Liria” dhe “Rapsha”, si dhe me kontributin e Komunës Urbane të Tuzit, organizoi një aktivitet me tematikë “101 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe , roli i saj si pjesë e zhvillimeve që çuan në në shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar”.

Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori shqiptar shprehu vlerësimin për kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, udhëheqësit e saj, duke nënvizuar faktin se kjo kryengritje këtë vit, kujtohet në rrethana të veçanta, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, si pjesë e zhvillimeve dhe ngjarjeve të tjera që paraprinë lindjen e shtetit shqiptar i cili këtë vit mbush 100 vjet nga dita e krijimit.

 

Më tej, u vijua me koncertin e përgatitur me këtw rast nga shoqatat artistike, me këngë e valle popullore. Publiku i shumtë priti me duartrokitje dhe ovacione interpretimin e aktorit Mirush Kabashi me vargje nga poetë shqiptarë si Naim Frashëri, Gjergj Fishta, etj. Po kështu, emocioneve të koncertit iu shtuan këngët e tenorit të famshëm Kastriot Tusha, i cili intepretoi këngë të njohura dhe u duartrokit nxehtësisht nga publiku.

 
Posta Elektronike