RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kupa “100 Vjetori i Pavarësisë“ në minifutboll, Zagreb, Kroaci Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 03 Maj 2012

Në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më datë 26 prill 2012 në Akademinë kroate të Futbollit “Marić“ u organizua Kupa “100 Vjetori i Pavarësisë“ në minifutboll me pjesëmarrjen e ekipeve të të rinjve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Veprimtaria u organizua si projekt i përbashkët i Ambasadës së Shqipërisë me Shoqatën e Kosovarëve në Republikën e Kroacisë. Pas ekzekutimit të himnit të Flamurit Kombëtar pjesëmarrësit i përshëndetën kryetari i Shoqatës së Kosovarëve Driton Binaj dhe ambasadori i Shqipërisë. Në përfundim të gjithë ndeshjeve ekipeve fituese ju dorëzuan kupat dhe çertifikatat respektive.

Veprimtaria sportive u ndoq nga një numër i madh shqiptarësh në Kroaci, të rinj, prindër, si dhe diplomatë e familjet e tyre nga Ambasadat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Në këtë veprimtari dhanë kontribut edhe ish futbollistët e shquar dhe aktualisht trainerë futbolli, Ardian Kozniku nga Kosova, Besnik Prenga nga Shqipëria dhe veprimtari e miku i Ambasadës Isak Dauti.

 
Posta Elektronike