RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Paris, veprimtari kushtuar artit shqiptar Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 09 Maj 2012

Në kuadrin e aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada jonë në Paris në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Botërore në Paris, organizuan, me datë 5 maj, një eveniment kulturor të gjerë dedikuar artit shqiptar, në veçanti kinematografisë dhe muzikës polifonike të vendit tonë.

Këngët polifonike nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, të interpretuara me mjeshtëri, vunë në pah jo vetëm traditën e hershme muzikore të atdheut të shqipeve, por ato shërbyen ndjeshëm dhe në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në Francë. Cilësia e interpretimit kontribuoi, gjithashtu, në shpalljen e këngëve polifonike të jugut të Shqipërisë, si pjesë e trashëgimisë kulturore të pa materializuar të UNESCO-s. Përveç të ftuarve nga trupi diplomatik apo rretheve artistiko-kulturore franceze, ky aktivitet ngjalli jo vetëm  kureshtje, por dhe një interesim të dukshëm në publikun francez, i cili nuk mungoi të ishte i pranishëm në numër të madh. Në përfundim, Ambasadori Aliçka falenderoi pjesëmarrësit dhe në veçanti Presidentin Khaznadar të Qendrës kulturore, për realizimin e suksesshëm  të këtij eventi, duke uruar dhe shpresuar vazhdimësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

 
Posta Elektronike