RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Athinë, ekspozitë e piktorit shqiptar Bilbil Mazreku Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 18 Maj 2012

 

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Qendra Shqiptare “Porta”,  në bashkëpunim  me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, organizuan në datën 11 maj 2012, hapjen e ekspozitës së piktorit shqiptar Bilbil Mazreku, me temë “Flying Angels”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtues dhe bashkëpunëtorë të Qendrës, përfaqësues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve grekë, artistë shqiptarë me banim në Greqi, si dhe artdashës e pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar në Athinë.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi, i cili uroi piktorin Mazreku për këtë ekspozitë dhe punimet e tij, ndër të cilat edhe vepra me tematikë historike, të mbështetura në tabanin kombëtar dhe të frymëzuara nga ngjarje dhe data të rëndësishme të historisë sonë.

Në aktivitet përshëndeten edhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët vlerësuan punimet dhe krijimtarinë e piktorit Mazreku.

Aktiviteti u  ndoq e u pasqyruan edhe nga përfaqësues të mediave shqiptare në Greqi.

 

 
Posta Elektronike