RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Londër, promovohet “Birth of Albania”, shkruar nga historiania Nicola Guy Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 21 Maj 2012

Më 16 maj 2012, Ambasada Shqiptare në Londër, në bashkëpunim me Shoqërinë Anglo-Shqiptare, Qendrën e Studimeve Shqiptare dhe Shtëpinë Botuese “IB Tauris”, organizuan ceremoninë e promovimit të librit “Lindja e Shqipërisë”, në gjuhën angleze, me autore Nicola Guy.

“Lindja e Shqipërsë” pasqyron me një saktësi të lartë shkencore ngjarjet që pasuan formimin e shtetit shqiptar në vitin 1912, me Ismail Qemalin në krye, krijimin e Shqipërisë së pavarur në kufinjtë e përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe ngjarjet që pasuan deri në vitin 1926, me konsolidimin e shtetit modern shqiptar dhe daljen në krye të Ahmet Zogut, si President. Autorja foli mbi librin si dhe interesin e saj të veçantë për Shqipërinë.

Historiani bashkëkohor anglez, Dr. Noel Robert Malcolm, mori pjesë në ceremoninë e promovimit dhe solli përshtypjet e tij pozitive për librin.

Në ceremoni morën pjesë ekspertë, historianë, botues dhe zyrtarë të Foreign Office. I pranishëm ishte edhe historiani shqiptar Bejtullah Destani, diplomat në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër dhe President i Qendrës së Studimeve Shqiptare, të cilin autorja e falenderoi personalisht për kontributin e tij në botimin e librit.

Ceremonia u pasua nga një pritje dhënë nga z. Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar i cili njoftoi për shumë aktivitete të tjera që Ambasada Shqiptare në Londër po organizon këtë vit, për të shënuar 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe i falendroi të pranishmit për pjesëmarrjen.

 
Posta Elektronike