RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Athinë, ambasada organizon ekspozitën e piktorit shqiptar Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 28 Maj 2012

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Qendra Shqiptare “Porta”,  në bashkëpunim  me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, organizuan në datën 11 maj 2012, hapjen e ekspozitës së piktorit shqiptar Bilbil Mazreku, me temë “Flying Angels”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm drejtues dhe bashkëpunëtorë të Qendrës, përfaqësues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve grekë, artistë shqiptarë me banim në Greqi, si dhe artdashës e pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar në Athinë.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi, i cili uroi piktorin Mazreku për këtë ekspozitë dhe punimet e tij, ndër të cilat edhe vepra me tematikë historike, të mbështetura në tabanin kombëtar dhe të frymëzuara nga ngjarje dhe data të rëndësishme të historisë sonë.

 

Në aktivitet përshëndeten edhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët vlerësuan punimet dhe krijimtarinë e piktorit Mazreku.

Aktiviteti u  ndoq e u pasqyrua edhe nga përfaqësues të mediave shqiptare në Greqi.

Ambasada shqiptare në Greqi, promovon librin e shkrimtarit Miho Gjini

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, në datën 24 maj 2012, nën kujdesin dhe në mjediset e Ambasadës së RSH-së në Athinë, u zhvillua aktiviteti i promovimit të librit më të fundit, “Letra nga Spanja”, të shkrimtarit, studiuesit të artit, publicistit dhe kryeredaktorit të revistës “Pegasi”, z. Miho Gjini.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatës “Literart”,  përfaqësues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve grekë (znj. Titika Sariguli - Anëtare Nderi e Kryesisë së kësaj Lidhjeje, z. Vasilis Platakis - regjisor, znj. Gianna Kariere - aktore), shkrimtarë, studiues arti, artistë, aktorë shqiptarë me banim në Greqi, si dhe artwdashës e pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar në Athinë.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, z. Dashnor Dervishi, uroi shkrimtarin Miho Gjini për veprën e tij më të re, evidentoi  bashkëpunimin dhe lidhjet e ngushta të komunitetit të artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Greqi me Ambasadën, përgëzoi veprimtarinë dhe aktivitetin e këtij komuniteti, që në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë merr një domethënie të rritur, duke evidentuar vlerat tona kombëtare, pasurinë shpirtërore dhe kulturore të popullit tonë.

Gazetarë të mediave të shkruara dhe vizive të shqiptarëve në Greqi, e ndoqën   dhe e pasqyruan këtë aktivitet.

 
Posta Elektronike