RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Bosnje-Hercegovinë, zhvillohen ditët e Agrobiznesit dhe Turizmit shqiptar Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 30 Maj 2012

Në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga data 24 - 26 maj, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë u mbajtën ditët e Agrobiznesit dhe Turizmit, Shqipëri-Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ditët e Agrobiznesit dhe Turizmit, u organizuan nga Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin  e Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Unionin e Operatorëve Turistik të Shqipërisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë me produktet e tyre 26 prodhues nga fusha e Agrobiznesit në Shqipëri, 10 operatorë turistikë, 15 gazetarë të mediave të ndryshme nga Shqipëria.

Aktivitetin e hapi Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, z.Flamur Gashi, i cili ndër të tjera theksoi se: “ Sot, në kuadër të aktiviteteve që po organizon Ambasada për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, për herë të parë, publikut të gjerë të Bosnje dhe Hercegovinë, po i bëhen prezente një pjesë e prodhimeve agroushqimore shqiptare si dhe oferta turistike që Shqipëria bën për turistët nga Bosnja dhe Hercegovina. Ne nuk jemi të kënaqur nga shkëmbimet ekonomike në mes të dy vendeve tona, por shpresojmë të marrim një impuls pozitiv nga zhvillimi që kemi në fushën e turizmit dhe nga rritja që kemi çdo ditë në këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë të të dyja vendeve tona”.

Në hapje të aktivitetit morrën pjesë mbi 200 operatorë  biznesi dhe turistikë nga e gjithë Bosnje-Hercegovina, të  cilët shprehën interes të madh për prodhimet shqiptare dhe sidomos për ofertën turistike që  ka Shqipëria.

Me këtë rast u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi në mes të operatorëve të ndryshëm të të dyja vendeve.

Aktivitete këto tri ditë u zhvilluan edhe në Mostar, Široki Brijeg, Fojnica, Visoko dhe Medjugorje.

Ditën e hapjes ishin prezent në ambientet e Ambasadës mbi 200 përfaqësues të operatorëve të biznesit dhe turistikë të Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të Bosnje-Hercegovinës.

 
Posta Elektronike