RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kopenhagë, çelet ekspozita me kostume popullore kombëtare shqiptare Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 30 Maj 2012

Në kuadër të veprimtarive të planifikuara me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagë hapi më 15 maj 2012, në sallën e pritjeve të Bashkisë Frederiksberg, një ekspozitë me kostume popullore kombëtare. Veshjet e paraqitura në ekspozitë, i përkisnin trevave të ndryshme shqiptare, nga Kosova në Çamëri, por u paraqitën edhe kostume të arbëreshëve të Italisë,si dhe nga minoriteti grek në Shqipëri.

Të pranishmit në ekspozitë i përshëndeti e ngarkuara me punë, Sekretarja e Parë e Ambasadës, Aida Sakja.

 

Çelja e kësaj ekspozite u përshëndet edhe nga znj. Linda Ihsani, këshilltarja diplomatike e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, nën kujdesin e së cilës kjo ekspozitë po shëtit jo vetëm në qytete të ndryshme të trevave shqiptare, por edhe nëpër qytete të ndryshme të botës.

 

 

“Kjo ekspozitë, nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagë, përmes larmishmërisë së saj dhe ngjyrave të gëzueshme, sjell imazhin e një vendi diellor mesdhetar, me një histori të vjetër dhe njerëz mikpritës. Ne jemi evropianë nga identitetit dhe vokacioni“, tha znj. Ihsani.

 
Posta Elektronike