RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Çelen ditët e filmit shqiptar në Romë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 06 Qer 2012

Në datën 2 qershor 2012, në Shtëpinë e Kinemasë në Romë, në praninë e shumë të ftuarve dhe spektatorëve, u çelën ditët e filmit shqiptar, veprimtari me titull “Shqipëria me kinemanë e saj”, organizuar në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, nga Shoqata italo-shqiptare “Occhio Blu di Anna Cenerini Bova”, në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Romë.

Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie, e cila do të zgjasë nga data 2 – 5 qershor 2012, me prezantimin e 8 filmave shqiptarë, është njohja dhe promovimi i kulturës dhe shoqërisë shqiptare për publikun italian. Filmi artistik ofron dy mundësi të çmueshme: Së pari, vlerësimin e një prej shprehjeve më të efektshme kulturore dhe artistike të një populli, ende e panjohur nga shumë italianë, por që në Shqipëri ka arritur në majat e përsosmërisë. Së dyti, të bëjë të njohur tejkalimin e sekreteve të një vendi që ka vuajtur shumë, në itinerarin e tij të ngjeshur drejt idealeve të lirisë, demokracisë, dinjitetit individual dhe kolektiv.

Temat e prezantuara në festivalin e filmit janë të ndryshme: Denoncimi i komunizmit, analiza e tragjedisë sociale të emigracionit, tensionet e brendshme të çështjeve të modernizimit kontradiktor, të cilat do të ndihmojnë në pasqyrimin e Shqipërisë së sotme.

Filmat që do të shfaqen gjatë këtyre ditëve janë: Parrullat, Koloneli Bunker, Tirana Viti Zero, Trishtimi i Zonjës Shnajder, Vdekja e Kalit, Aministia, Muaji i Mjaltit dhe Natë pa Hënë. Ata kanë gjetur një interes shumë të madh tek publiku vendas. Ditët e filmit shqiptar janë pritur mirë edhe nga shtypi e media lokale dhe kombëtare.

 
Posta Elektronike