RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Montreal, veprimtari, « Udhëtim nëpër Shqipëri », me artistë shqiptarë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 06 Qer 2012

Në datat 21-22 prill 2012, Studioja folklorike e Universitetit të Montrealit dhe Shoqata Bourque-Moreau, në bashkëpunim me Bashkësinë e Shqiptarëve të Kebekut, organizuan në Montreal veprimtarinë "Udhëtim në Shqipëri", me pjesëmarrjen e artistes së mirënjohur Merita Halili, instrumentistit Raif Hyseni, si dhe mjeshtrit amerikan të folklorit ballkanik, Steve Kotansky.

Mjeshtri njujorkez Kotansky, një njohës dhe dashamirës i madh i kulturës dhe folklorit të vendit tonë, performoi me virtuozitet dhe u mësoi të  ftuarve të shumtë të ardhur nga Kebeku, Nova Scotia, Ontario, Neë Brunsëick dhe SHBA, 9 valle popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Ambasadorja e RSH-së në kanada, znj. Elida Petoshati përshëndeti vlerat përfaqësuese që kjo paketë veprimtarish shpalosi për Shqipërinë. Ajo evidentoi faktin se "Udhëtimi në Shqipëri" shërben si një rast më shumë për të nderuar 100 vjetorin e pavarësisë së atdheut.

 
Posta Elektronike