RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Romë, koncert i artistëve të rinj shqiptarë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 06 Qer 2012

Në datën 2 qershor 2012, në një nga sallat e Bashkisë së Romës, pianistët e rinj shqiptarë dhanë një koncert, i cili u organizua nga Artistja e Merituar shqiptare, violinistja Anyla Kraja, në cilësinë e Presidentes së Shoqatës artistike NamArt.

Ambasadori I RSH-së në Romë z. Llesh Kola përgëzoi organizatorët dhe në mënyrë të veçantë artisten Anyla Kraja, por edhe të gjithë familjarët që kishin shoqëruar fëmijët e tyre, për këtë pasdite artistike që dhuroi kënaqësi dhe emocion në Romë. Ai theksoi se kjo veprimtari e 15 artistëve të rinj nga Shqipëria është një dhuratë e bukur për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe një tregues se Shqipëria është jo vetëm një partnere e denjë e me rëndësi për Italinë në të gjitha fushat, por tashmë ajo komunikon me të dhe me popullin italian nëpërmjet normalitetit e nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve, artit e kulturës, duke sjellë një imazh krejt ndryshe për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 
Posta Elektronike