RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Stokholm, aktivitet me diasporën në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 12 Qer 2012

Në datën 10 qershor 2012 Shoqata shqiptare “Unikomb” dhe Lidhja e shoqatave shqiptare “Iliria”, në Suedi, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës organizuan një aktivitet me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një simpoziumi ku u mbajtën një numër i konsiderueshëm referatesh nga përfaqësues të inteligjencës së diasporës sonë në Suedi.

 

Tema kryesore e këtij simpoziumi ishte : “ Kush ishim ? Kush jemi ? Ku do të shkojmë ? “

 

Referatet e mbajtura synonin të shtjellonin përgjigje sa më të plota ndaj pyetjeve të mësipërme duke marrë si pika reference momentet më kulmore të historisë së kombit tonë. Disa referate iu kushtuan një analize të gjithëanshme të Lidhjes së Prizrenit, kësaj ngjarjeje madhore të historisë sonë.

Përpara fillimit të aktivitetit u ekzekutua hymni kombëtar. Aktivitetin e përshëndetën Ambasadori i Shqipërisë, Ambasadori i Kosovës si dhe albanologu, shkrimtari, përkthyesi dhe miku i madh i shqiptarëve, z. Ullmar Qvick.

Gjatë këtij aktiviteti u promovua edhe vëllimi me poezi “Vec një zemër”, i z. Shuquri Sejdia, ish-gazetar në radion suedeze, seksioni shqip.

 
Posta Elektronike