RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Zagreb, simpozium me rastin e 100-vjetorit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 13 Qer 2012

Më datë 5 qershor 2012 në Hollin e Gazetarëve në Zagreb u zhvillua simpoziumi shkencor “100 Vjet Shtet Shqiptar“. Simpoziumi u organizua nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare për qytetin e Zagrebit me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci. Në simpozium morrën pjesë drejtues e përfaqësues të shqiptarëve të Kroacisë, përfaqësues të qeverisë kroate, të bashkisë Zagreb, të komuniteteve fetare, diplomatë, miq kroatë e amerikanë, studjues, profesorët e njohur Aleksandër Stipčević dhe Zef Mirdita, etj.

Në simpozium ishin të ftuar dhe kontribuan ish-Presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë Alfred Moisiu dhe Stjepan Mesić.

Ndërkohë, ligjërata në simpozium mbajtën ish-Presidenti Alfred Moisiu dhe profesorët Marenglen Verli dhe Beqir Meta nga Shqipëria, Muhamet Shatri nga Kosova dhe Zeqirja Idrizi nga Maqedonia. Simpoziumin e përshëndetën edhe Kryetari i Pakicës Kombëtare Shqiptare për qytetin e Zagrebit Gëzim Rexhepi dhe Ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi.  

Simpoziumi për nga cilësia e organizimit, lektorët dhe niveli i pjesëmarrjes, përfaqëson ngjarje serioze e të nivelit të lartë shkencor në nderim të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të zhvilluar në Kroaci.

 
Posta Elektronike