RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Barcelonë, ambasada dhe Instituti Europian i Mesdheut , veprimtari për 100 Vjetorin e Pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 05 Korrik 2012

Ambasada e Shqipërise në Madrid, në kuadër të festimeve me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, organizoi në Barcelonë disa veprimtari së bashku me Institutin Evropian të Mesdheut. Keto veprimtari u organizuan me mbështetjen e Sekretariatit të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Katalunjës  si dhe me bashkëpunimin e znj. Patricia Nugee dhe të Bibliotekës së Katalunjës.

Në ambientet e Bibliotekës së Katalunjës u zhvillua fillimisht një Tryezë e Rrumbullakët me temë: Shqipëria dhe Mesdheu, “Nga Skënderbeu tek Bashkimi për Mesdheun”. Tryeza u drejtua nga Drejtori i Institutit Europian të Mesdheut, zoti Andreu Bassols, i cili vlerësoi organizimin e veprimtarive me rastin e Festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe vlerësoi lidhjet historike të Skënderbeut me Kurorën e Aragonës. Ai shprehu gadishmërinë për bashkëpunim me të ngushtë edhe në të ardhmen midis institucioneve katalanase dhe atyre shqiptare në nivele akademike dhe shkencore, duke e vënë theksin tek një bashkëpunim midis Akademive Diplomatike të vendeve mesdhetare.Në Tryezën e Rrumbullakët foli znj. Anila Bitri, Drejtoreshë e Akademisë Dimplomatike pranë MPJ-së në Tiranë, e cila trajtoi në mënyrë të detajuar lidhjet historike midis dy vendeve tona dhe në mënyrë të veçantë lidhjet e epokës së Mesjetës, duke u ndalur tek miqësia dhe bashkëpunimi midis Skënderbeut dhe Alfonsit të V-të të Aragonit, kundër Perandorisë Otomane. Ajo u ndal me një material të gjerë dhe të argumentuar në veprat artistike dhe letrare të dedikuara Skënderbeut në shekujt 16 dhe 17.Në vijim, studiuesi, Albert Torra, zv. drejtor i Arkivit të Kurorës së Aragonës, u ndal në paraqitjen e dokumenteve origjinale që ndodhen në Arkivin e Kurorës së Aragonës në Barcelonë, duke folur për mitin e Skënderbeut që fillon që nga fillimi i shekullit të 16-të me botimin e librit të Marin Barletit, një mit që vlerësohet si hero i krishtërimit kundër otomanëve. Ai paraqiti mbi 40 dokumente të viteve 1447-1457, të cilat ruhen në Arkiva, duke u ndalur tek Traktati midis Skënderbeut dhe Alfonsit V-të.Ambasadori Manuel Montobbio foli për eksperiencat e tij si Ambasadori i parë i Spanjës në Tiranë, duke e vlerësuar figurën e Skënderbeut si një atlet të krishtërimit, duke e vlerësuar se atë që bëri Skënderbeu nuk e bën dot europianët.Ai vlerësoi procesin e tranzicionit aktual në Shqipëri duke theksuar se reformat e ndëmarra e kanë kthyer atë në një vend anëtar të NATO-s dhe në proces të integrimit evropian.Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, z. Kastriot Robo, në fjalën e tij foli për rëndësinë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe festimeve që po organizohen me këtë rast. Ai tha se organizimi i këtyre veprimtarive në Katalunjë dhe Barcelonë ka qenë i lehtë për mbështetjen e madhe që kemi patur nga Qeveria e Katalunjës dhe Instituti  Europian i Mesdheut si dhe nga Biblioteka e Katalunjës.Ambasadori Robo u ndal në mënyrë të veçantë tek vektorët ndërlidhës midis Shqipërisë, Spanjës, Katalunjës dhe Mesdheut, duke vënë në dukje se lidhjet historike të Skënderbeut me Kurorën e Aragonës, sot po zgjerohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.Në vijim, në Sallën e Ekspozitave të Bibliotekës së Katalunjes, u inaugurua çelja e Ekspozitës me temë: "Skënderbeu, Heroi, Miti", ku u paraqitën rreth 40 libra historike orgjinale, duke filluar nga libri i Marin Barletit, botim i vitit 1510, si dhe materiale arkivore të nxjerra nga Arkivi i Kurorës së Aragonës.Sekretari i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Katalunjës, zoti Senen Florensa, përshëndeti organizimin dhe hapjen e kësaj Ekspozite, duke vënë në dukje se është një eveniment i veçantë pasi flasim për një figurë historike dhe librat e paraqitura të ofruara nga znj. Patricia Nugee ja shtojnë vlerat këtij evenimenti. Drejtoresha e Bibliotekës së Katalunjës nga ana e saj vlerësoi organizimin e këtyre veprimtarive që me siguri do të rrisin interesin e vizitorëve dhe turistëve të shumtë. Kjo Ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me datën 22 korrik.Në këto veprimtari morën pjesë autoritete të larta lokale, akademike dhe studiues, anëtarë të trupit konsullor të akredituar në Katalunjë, qytetarë të shumtë si dhe mjaft bashkëkombas.Organizimi i këtyre veprimtarive pati një pasqyrim të gjerë në shtypin katalanas dhe atë kombëtar spanjoll.

 
Posta Elektronike