RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, apel për mbylljen e reformave të nevojshme për statusin e vendit kandidat Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 05 Korrik 2012

Në kuadrin e Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Evropës, Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Komisioni e Venecias dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve filloi  aktivitetin me temë, “Trashëgimia zgjedhore evropiane, dhjetë vjet të kodit të praktikës së mirë për çështjet zgjedhore”. 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, e cila drejtoi sesionin e hapjes së këtij aktiviteti, nënvizoi se Shqipëria e ka parë Kodin e Praktikave të Mira për çështjet zgjedhore si një yll polar. “Duke u mbështetur në këtë dokument, 10 vjetorin e të cilit celebrojmë sot, Shqipëria ka bwrw përpjekje te ndershme, ka bërë hapa te rëndësishëm, ka arritur progres, në realitetin legjislativ dhe jetën elektorale në vend. Këtë dokument ne e kemi shikuar dhe e shohim si yll polar. Edhe gjatë muajve të fundit, bazuar në dokumentin e praktikave te mira zgjedhore dhe në rekomandimet e ODIHR-it, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është bërë një punë e madhe dhe e vlerësueshme. Tani është finishi… dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur. Ftoj njerëzisht, që ajo çka ka mbetur, të përfundohet shpejt. Mazhoranca është e gatshme për cilëndo rrugw qw opozita dëshiron. Është koha për të vepruar. Shqiptaret duan statusin, ata e meritojnë. Ata nuk e falin bllokimin. Dhe këtë e kane treguar. Unë jam besimplote. Edhe ky takim sot ne Tirane flet për këtë.,” tha ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit.

Në fjalën e saj në këtë aktivitet ku ishin të pranishëm anëtarë të Komisionit të Venecias, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, drejtues të NGO-ve për zgjedhjet, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, Kryetarja e Kuvendit tha: Për mua si Kryetare Kuvendi është një privilegj qw kjo konferencw organizohet sot nw Tirane. Komisioni i Venecias është një think tank i jashtëzakonshëm. Ai është instrumenti me i specializuar i çështjeve  kushtetuese e jo vetëm. Ne vite ai ka shoqëruar te gjitha vendet e Europes se lindjes ne rrugën e tyre te tranzicionit drejt BE. SHQIPËRIA ka patur po ashtu një bashkëpunim te shkëlqyer  ndër vite me Komisionin e Venecias. 

Zgjedhjet janë produkt i një kompleksi procesesh që kërkojnë pjesëmarrjen e aktorëve të shumëfishtë në to. Është një proces që kërkon kontributin e sinqertw dhe gjithëpërfshirës në nivelin politik dhe teknik. Për shkak të rivalitetit politik  integriteti i zgjedhjeve nuk është një gjë që mund të merret falas. Ndaj dhe mekanizmat për të krijuar dhe mbajtur integritetin e zgjedhjeve  janë parashikuar në ligj dhe  zbatohen si të atilla. Ka fitues dhe ka të humbur në çdo zgjedhje, sepse të tilla janë “rregullat e lojës”. Duke u mbështetur në këtë dokument, 10 vjetorin e të cilit celebrojmë sot, Shqipëria ka bere përpjekje te ndershme, ka bërë hapa te rëndësishëm, ka arritur progres, në realitetin legjislativ dhe jetën elektorale në vend. Këtë dokument ne e kemi shikuar dhe e shohim si yll polar.

Është detyra jonë, vullneti ynë  për të zbatuar dhe respektuar në frymë dhe në germë Kodin e Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e ODIHR-it. 

Edhe gjatë muajve të fundit, bazuar në dokumentin e praktikave te mira zgjedhore dhe në rekomandimet e ODIHR-it, në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe dhe e vlerësueshme. Tani është finishi… dhe kjo punë duhet të mbyllet. Nuk ka kohë për të humbur. Ftoj njerëzisht, që ajo çka ka mbetur, të përfundohet shpejt. Sesioni po shkon drejt mbylljes. Kufizimi i imunitetit duhet te votohet po ashtu. Komisioni i Venecias pas kërkesës sime kohe me pare  ka dhënë opinionin e tij. Mazhoranca është e gatshme për cilëndo rrugë që opozita dëshiron.Është koha. Është koha për të vepruar. Është koha tani. Shqiptaret duan statusin, ato e meritojnë. Ato nuk e falin bllokimin. Dhe këtë e kane treguar. Unë jam besimplote. Edhe ky takim sot ne Tirane flet për këtë.

 
Posta Elektronike