RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kryetari i Komitetit të Ministrave përshëndet zgjedhjet e para të lira dhe pluraliste në Libi Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Marte, 10 Korrik 2012

Z. Edmond Panariti, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kryetar i Komitetit të Ministrave përshëndet zgjedhjet e para të lira dhe pluraliste të mbajtura në Libi, më 7 korrik, 2012 pas pesë dekadash diktature. Në veçanti, ai vlerëson maturinë e votuesve dhe qetësinë në të cilën u zhvillua procesi zgjedhor.

Z. Panariti thekson se këto zgjedhje historike shënojnë fillimin e një epoke të re për të ardhmen e demokracisë dhe prosperitetit të popullit libian.

Në veçanti, Kryetari i Komitetit të Ministrave thekson pjesëmarrjen e grave në procesin zgjedhor.

 

 
Posta Elektronike