RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Rimini, hapet ekspozita me titull: “Shqipëria, Atleti Kristian. Në rrënjët e lirisë së një populli” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 27 Gusht 2012

Në datën 19 gusht 2012, u çel në qytetin e Riminit takimi i përvitshëm, i organizuar nga lëvizja ekleziastike “Comunione e Liberazione”, i cili këtë vit i dedikohej “Natyrës së njeriut dhe marëdhënies me pambarimin”. Ky takim u hap nga Presidenti i Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, z.Mario Monti, i cili ia dedikoi fjalën e tij të rinjve si instrumenti kryesor i rritjes.

Takimi do të vijojë deri në datën 25 gusht 2012 dhe është i mbushur me konferenca, ekspozita, shfaqje të ndryshme, festival filmi e shumë veprimtari të tjera në të cilat marrin pjesë qindra e mijëra pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës.

Në morinë e ekspozitave që janë hapur me këtë rast, në mes të ekspozitave dedikuar të rinjve, Jerome Lejeune, Dostojekskit, Rock n’Roll-it, Pavarësisë së Amerikës Latine, e shumë të tjera, u hap edhe ekspozita me titull: “Shqipëria, Atleti Kristian. Në rrënjët e lirisë së një populli”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 gusht 2012. Kjo ekspozitë ka si synim të dokumentojë se si “liria identifikohet me varësinë nga Zoti në nivel njerëzor, diçka e njohur dhe e jetuar”, siç shkruan At Luigi Giussani, feja që shndërrohet në limitin e vetëm që mund t’i kundërvihet diktaturës së njeriut nga njeriu, “i vetmi kundërshtim i skllavërisë së pushtetit”. Kjo është ajo çfarë ka jetuar në mënyrë dramatike dhe tragjike një nga popujt më të vjetër të Evropës, i cili këtë vit feston 100-vjetorin e tij (1912 – 2012).

Ekspozita është një perkors multimedial e cila pas një  parathënie të të dhënave që dokumentojnë temat tregon për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, atletin kristian që  ndaloi avancimin otoman drejt Europës.

Ekspozita është kuruar nga Bardha Karra, Florenc Kola, Zhirajr Mokini Poturijan, Miranda Mulgeci Kola, Teodor Nasi dhe Denis Spahaj.

 
Posta Elektronike