RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Aktivitet i Ministrisë sëTurizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në kuadër të kryesimit të radhës së KiE Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 07 Shtator 2012

Në kuadër të kryesimit të Këshillit të Evropës, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi takimin me temë: “Të marrim përgjegjësitë për Evropën e së nesërmes: Roli i të rinjve në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor”.

I pranishëm në aktivitet ishte Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, përfaqësues nga KiE, rreth 80 përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës, përfaqësues të lartë të Komuniteteve fetare si dhe përfaqësues nga organizatat rinore në vendin tonë.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Aldo Bumçi ndër të tjera shtoi se Shqipëria është një model i shkëlqyer i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare dhe ne kemi se çfarë ti tregojmë botës në këtë drejtim.

Ministri Bumçi ka theksuar se është e rëndësishme që të rinjtë të përfshihen në këtë debat, debat i brezave që e kanë ndërtuar Evropën dhe që do ta ndërtojnë atë.

Marrja e Presidencës së rradhës të Këshillit të Evropës nga Shqipëria këtë vit, shtoi Z. Bumçi, përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë, dhe organizimi i këtij takimi nxjerr në pah një nga vlerat më të larta të shqiptarëve.

Znj. Snezana Samardzic-Markovic, Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Demokracisë në Këshillin e Evropës tha gjate fjales se saj:“falenderimet e mija shkojnë për Qeverinë Shqiptare për organizimin e kësaj konference të rëndësishme. Toleranca fetare dhe diversiteti kulturor janë dy asete të pazëvendësueshme për vendin tuaj. Qëllimi ynë është që të konceptojmë një shoqëri ku të gjithë të jenë bashkë”, e mbylli fjalën e saj Znj. Snezana Samardzic- Markovic.

Ndërsa Ambasadorja e Shqipërisë në Këshillin e Evropës Znj. Margarita Gega në fjalën e saj ka theksuar se vendi ynë ka prioritet promovimin e vlerave, ku të rinjtë luajnë rolin kryesor. Qëllimi ynë është të bëjmë të njohur këtë vlerë që është toleranca fetare si dhe të japim kontributin tonë për këtë qëllim.

 
Posta Elektronike