RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Kreu i Komitetit të Ministrave thekson nevojën për të promovuar shoqëritë e qëndrueshme demokratike Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 03 Tetor 2012

Si Kryetar i Komitetit të Ministrave drejtuar Asamblesë Parlamentare, ku u theksua nevoja për të promovuar shoqëritë e qëndrueshme demokratike

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kryetar i Komitetit të Ministrave, z. Edmond Panariti, i paraqiti Asamblesë Parlamentare, zhvillimet gjatë kryesimit të vendit të tij që nga seanca e mëparshme e Kuvendit, qershorin e kaluar. Duke rikujtuar se Kryesia e Shqipërisë nën moton "Të bashkuar në diversitet," është duke u përqendruar, ndër prioritetet e tjera edhe në promovimin e shoqërive të qëndrueshme demokratike, Z. Panariti iu referua edhe "Shkëmbimit 2012 në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor" që u mbajt në Durrës në fillim të shtatorit. Ai theksoi rëndësinë dhe dobinë e shkëmbimeve të tilla në kontekstin aktual të intolerancës në rritje.

Konkluzionet e Shkëmbimit të Durrësit do të paraqiten ne konferencën e nivelit të lartë me teme "Diversiteti në Evropë, një forcë për të ardhmen", që do të mbahet në Tiranë më 8-9 nëntor, e cila do të shënojë fundin e Kryesisë shqiptare. Qëllimi i saj do të jetë përforcimi dhe të përhapja sa më shumë që të jetë e mundur e mesazhit të paqes së bashku me hapjen ndaj kulturave të njëri-tjetrit, si dhe besimet. "Sipas mendimit tim”, tha zoti Panariti,  “Kjo duhet të jetë një nga pikat kryesore fokale të aktiviteteve të Këshillit në vitet e ardhshme".

 

Lidhur me  një prioritetet tjetër nga kryesia e Shqipërisë, që ka te bëjë me garantimin e efektivitetit afatgjatë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ministri Panariti theksoi rëndësinë e rolit që duhet të luajnë të dy parlamentet, ai kombëtar dhe Asambleja Parlamentare në zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me mbingarkesën e rasteve të Gjykatës së Strasburgut, zbatimi i Konventës në nivel kombëtar është më shumë se kurrë thelbësor për qëndrueshmërinë afatgjatë të mekanizmit mbikëqyrës të themeluar në bazë të Konventës.

Në ndërhyrjen e tij, zoti Panariti gjithashtu theksoi rëndësinë e një qëndrimi të përbashkët për një qasje hap pas hapi të Kosovës në Organizatë.

 
Posta Elektronike