RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Veprimtari për Naum Veqilharxhin, një nga rilindësit e parë në Bukuresht Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 15 Tetor 2012

Në kuadrin e aktiviteteve të parashikuara me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, me datë 26 shtator 2012, në Braila, Rumani, u zhvillua një simpozium kushtuar aktivitetit dhe kontributit të  Naum Veqilharxhit, (1797-1846), një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Aktiviteti u oraganiza nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Rumani, në bashkëpunim me Këshillin e Rrethit dhe Bashkinë në Braila, si dhe Biblioteka e Rrethit dhe Shërbimi i Arkivave Nacionale të Brailës.

Në këtë aktivitet morën pjesë Ambasadori i Republikës së Shqipërtisë në Rumani, z. Sami Shiba, dhe përfaqësuesit e institucioneve locale si të Këshillit të Rrethit në Braila, Bashkise Braila, Prefekturës së Rrethit Braila, Bibliotekës dhe Arkivës. Nga komuniteti i shqiptarëve në Rumani morën pjesë Kryetari i Nderit i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Dr. Xhelku Maksuti, shqiptarë etnikë të Brailës etj.

Në fillim, Ambasadori Shiba dhe autoritetet lokale vendosën kurora me lule (respektivisht pesë kurora) pranë bustit të Naum Veqilharxhit, që është vendosur në Bulevardin “Independenteti”, një nga sheshet kryesorë të qytetit të Brailës. Në sallën e Bibliotekës së qytetit të Brailës, ishin ekspozuar dokumenta, të cilat pasqyronin aktivitetin e plotë të Naum Veqilharxhit.

Ambasadori i Shqipërisë, Sami Shiba, në fjalën përshëndetëse, theksoi se ku aktivitet bëhet në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për të nderuar dhe shprehur mirënjohjen për ideologun e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naum Veqilharxhi, për kontributin e tij për pavarësinë e Shqipërisë, si dhe për të nderuar popullin e Brailës që priti dhe mbështeti Veqilharxhin dhe mjaft përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar, në ushtrimin e aktivitetit të tyre.  

Për rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar foli Kryetari i Nderit i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, Xhelku Maksuti, ndrësa për kontributin e Naum Veqilharxhit, bazuar në dokumentat arkivore, foli zoti Ion Volcu, përfaqësues i Bibliotekës së këtij qyteti.

Aktiviteti u shoqërua me një koktej për nder të pjesëmarrësve në këtë aktivitet.

Përfaqësuesit lokalë dhe ata që përshëndetën shprehën vlerësime positive për rëndësinë e aktivitetit, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 
Posta Elektronike