RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Manifestim në Rapperswil, Zvicer, në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Merkure, 17 Tetor 2012

Me datën 15 tetor ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, në bashkëpunim me konsullin shqiptar të nderit në Zurich, organizuan një pritje manifestim në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Pritja u organizua në hotel Schwannen (Mjellmat),  me 4 yje, në qytetin turistik Rapperswil, që njihet edhe si Qyteti i Trandafilave. Gjithë atmosfera përjashta – hoteli i zbukuruar me flamurë kombëtarë shqiptarë dhe zviceranë, vajzat  me veshje kombëtare shqiptare dhe zvicerane që prisnin të ftuarit, muzikantët zviceranë që i binin bririt në oborr dhe zhvillonin lojna tradicionale, i dhanë pritjes edhe pamjen e nji manifestimi të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Morën pjesë mbi 500 të ftuar, ambasadorë të akredituar në Bernë dhe konsuj nderi në Zurich, bisnesmenë dhe miq zviceranë kryesisht nga kantonet gjermanishtfolëse, përfaqësues të bashkësive fetare, veprimtarë shqiptarë, gazetarë. Ndodheshin edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha edhe presidenti i Kantonit të Sent Gallenit Felix Bischofberger,  deputetë kantonalë e të tjerë.

Duke përshëndetur të pranishmit ambasadori Mehmet Elezi tha ndër të tjera se, në qoftë se një gazetar do të më pyeste tashti cila është fitorja më e madhe në këto 100 vjet pavarësi, do të përgjigjesha me një fjali: pasi kanë kaluar nëpër shumë drama, shqiptarët më në fund ndodhen të rreshtuar në krah të fitimtarëve; ne ndajmë të njëjtat vlera me Uashingtonin e Brukselin.

Në pritje përshëndetën edhe kryebashkiaku  Basha, i cili ndër të tjera ftoi zviceranët për të investuar në Shhipëri,  dhe presidenti i Sent Gallenit Bischofberger, që vlerësoi lart ndihmesën e shqiptarëve në Zvicër. Përshëndetën gjithashtu  ambasadori i Kosoves Naim Malaj, ambasadori i Maqedonisë Ramadan Nazifi dhe konsulli i nderit në Zurich Edëin Ruegg, i cili ishte edhe sposor kryesor i veprimtarisë.

Përfaqësuesi i hebrenjve të Zvicrës  Sidney Weil, themelues dhe menaxher i kompanisë për organizimin e koncerteve dhe manifestimeve kulturore “Zemrat e Hapura” (Open Hearts), i dorëzoi ambasadorit Elezi një pllakë në shenjë mirënjohje për mbrojtjen që u kanë bërë shqiptarët hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Boterore. Pllaka ishte përgatitur në mënyrë speciale për t’u dorëzuar në pritje.

Gjatë gjithë kohës u shfaqën pamje nga Shqipëria me power point dhe u kënduan këngë atdhetare të shoqëruara në piano e fzarmonikë, dhe të tjera nga artistë shqiptare të ftuar në mënyrë speciale me këtë rast.

 
Posta Elektronike