RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Bukuresht: Kinemaja shqiptare me rastin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 26 Tetor 2012

Në kuadrin e aktiviteteve me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga data 16-21 tetor 2012, në kinemanë “Eforia” në Bukuresht, për herë të parë, u organizua “Java e Filmit Shqiptar”.

Ky aktivitet u mundësua në sajë të bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bukuresht me Ministrinë e Kulturës të Rumanisë, Qendrën Kinematografike Eforia, Bukuresht dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri. Me këtë rast, publiku i Bukureshtit pati mundësinë të shikojë prodhime kinematografike shqiptare të viteve të fundit, por edhe ato që i përkasin kinemasë së para viteve '90. Java e filmit shqiptar, 16 tetor 2012, u hap me filmin "Gjallë", të regjizorit Artan Minarolli, për të vazhduar me produksionet "Lindje Perëndim Lindje" të Gjergj Xhuvanit, "Shqiptari" apo "Der Albaner", të regjizorit gjerman Johannes Naber, "Perrallë nga e Kaluara", të regjizorit Dhimitër Anagnosti, "Kukumi" të regjizorit nga Kosova Isa Qosja, për t’u mbyllur me filmin "Parullat" apo "Slogans" të Gjergj Xhuvanit.

Në ceremoninë e hapjes së javës së filmit shqiptar, në të cilën ishte i pranishëm Ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Sami Shiba, morën pjesë Drejtori i Qendrës Kinematografike Eforia, Bukuresht, Zoti Marian Tutui, përfaqësues të institucioneve të tjera rumune, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bukuresht, kineastë dhe regjizorë, gazetarë të mediave elektronike e të shkruara, studius, artistë, miq dhe dashamirës të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të komunitetit shqiptar, studentë që studiojnë në Rumani etj.

Të gjithë titujt e përzgjedhur, që janë gjithashtu të titruar në anglisht, filmi i ditës së parë i titruar dhe në rumanish, janë vlerësuar me çmime të ndryshme në festivale kombëtare e ndërkombëtare të kinematografisë. Duke marrë në konsideratë marrëdhëniet mjaft të mira mes Shqipërisë dhe Rumanisë, ky aktivitet promovues synon të kontribuojë në forcimin e lidhjeve kulturore, si dhe të bëjë sa më të njohur kinemanë e traditës, por edhe filmat e viteve të fundit të regjizorëve shqiptarë për publikun dhe kritikën rumune. Të pranishmit vlerësuan produksionet kinematografike të Shqipërisë.

 
Posta Elektronike