RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Bratislavë: Veprimtari kulturore me rastin e 100-Vjetorit Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Premte, 26 Tetor 2012

Me daten 19 tetor 2012, ne bashkepunim me shoqaten kulturore “Liria” te shqiptareve ne Sllovaki, u organizua nga ambasada jone dhe universiteti i Nitres nje aktivitet-ekskursion ne Bytce dhe ne Oponice. Ekskursioni ishte organizuar sepse ne keto dy vende ndodhen: a) ne te paren nje vizatim i Skenderbeut i vitit 1820, pra ne muret brendshem te keshtjelles se Bytces ku heroi yne kombetar rreshtohet ne nje polifoto – le ta quajme keshtu,-  se bashku me figurat me te shquara luftarake te te gjitha koheve dhe b) ne Chateau Appony ka lindur mbreteresha shqiptare Geraldina.

Me kete rast u organizua edhe nje koncert me se shumti fale perkushtimit te Peter Kralik, nje pasionant i madh i histories se familjes aristokratike Apponi. Ky concert organizohej me vepra te muzikes klasike te autoreve se shquar si Bethoven, Hajden, Mozart, List, Shopen etj, te gjithe te njohur e miq te pararendesit te mbretereshes Geraldine, Kontit Antoni Apponi, nje figure e shquar e diplomacies austro-hungareze dhe e kultures europiane te kohes. Ne koncert u luajt edhe nje pjese e Hajden dedikuar vete kontit, nderkohe qe partiturat e pjeseve te interpretuara jane pasuri e familjes. Pershtypje te jashtezakoneshme beri vizita ne biblioteken e Chateau-se ku ndodhen me shume 30.000 libra nga 50.000 qe kane qene ne te para se komunistet te vinin ne pushtet. Sikunder deshmohet, pikerisht per kete arsye, kjo Chateau eshte thirrur edhe Oksfordi I Sllovakise. Mes te tjerash, ne kete biblioteke ndodhen edhe vepra si Bibla e shtypur nga Gutembergu si dhe thuajse te gjitha botimet e para te humanisteve te medhenj te mesjetes deri ne te hyre te shekullit XX, kur duket se familja, per nje sere arsyesh bie nga gjendja.

 
Posta Elektronike