RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Konferencë Ndërkombëtare me temë “Roli i decentralizimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri dhe integrimi evropian” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 01 Nentor 2012

Në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,  Ministria e Brendshme organizoi në 30-31 tetor 2012, në Tiranë, Konferencën Ndërkombëtare me temë “Roli i decentralizimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri dhe integrimi evropian”.  Konferenca u organizua në 6 sesione tematike mbi decentralizimin, të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkufitar, demokratizimin, qeverisjen e mirë lokale dhe zhvillimin rajonal.

Të pranishëm në këtë akjtivitet ishin autoritete të larta drejtuese të Këshillit të Europës, përfaqësues të vendeve anëtare, të zgjedhur vendorë nga Shqipëria dhe të rajonit, zyrtarë të lartë të Qeverisë shqiptare etj.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, z. Flamur Noka, në fjalën e tij përshëndetëse, vuri në dukje se Shqipëria, në rolin e kryesueses së Presidencës ka pasur si qëllim kryesor “përmbushjen me sukses të programit të përbashkët të aktiviteteve, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe, kryesisht, me Kongresin Europian të Autoriteteve Vendore e Rajonale.”

Ai nënvizoi angazhimin e Presidencës Shqiptare të KiE-së, për  zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë lokale e rajonale, që konsiderohen si elementë kyç në konsolidimin e plotë të demokracisë.

Duke bërë një përmbledhje të arritjeve të Shqipërisë gjatë kësaj Presidence, në drejtim të përmbushjes së prioritetit të demokracisë lokale, Ministri përmendi vecanërisht kontributin tonë lidhur me:

•    Promovimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal dhe rritjen e ndërgjegjësimit të të zgjedhurve vendorë.

•    Pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimarrjen në nivel lokal e rajonal;

•    Konsolidimin e procesit të rajonalizimit, si një instrument efikas që na ofron me politikat komunitare të BE.

•    Qeverisjen e mirë dhe modernizimin administrativ, në nivel lokal

•    Rritjen e rolit të të zgjedhurve vendorë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në nivel lokal e rajonal.”

 
Posta Elektronike