RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Ceremoni zyrtare me rastin e emërimit të një sheshi në Budapest me emrin e Nënë Terezës Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Enjte, 01 Nentor 2012

Në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe në përkujtim të Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me zyrën e Kardinalit të Hungarisë z.PETER, Nunsin Apostolik të Vatikanit dhe Distriktit nr. 12 në Budapest, organizuan ceremoninë zyrtare të emërimit të një sheshi në Budapest me emrin e Nënë Terezës.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Budapest, Nunsi Apostolik i Vatikanit z. Alberto Bottari de Castello, përfaqësues të Kardinalit të Hungarisë , përfaqësuese të misionareve të Nënë Terezës, përfaqësues të diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe të ftuar të tjerë.

Në këtë ceremoni zyrtare ishin të pranishme Zonja e Parë e Hungarisë Anita Herczegh dhe themeluesja e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza, zonja Liri Berisha, e ftuar nga Nunsi Apostolik i Vatikanit z. Alberto Bottari de Castello.

Në fjalën e hapjes së ceremonies, Nunsi Apostolik i Vatikanit në Budapest z. Alberto Bottari de Castello foli për jetën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës dhe shprehu vlerësimet e larta për këtë figurë të shquar shqiptare, që me veprën e saj humane u bë simbol në të gjithë botën.

Nënkryetarja e Distriktit nr.12-të znj. Fonti KRISZTINA, e cila pasi vlerësoi figurën e Nënë Terezës, shprehu kënaqësinë që një shesh në Distriktin 12-të të ketë emrin e kësaj humaniste të madhe.

Znj. Liri Berisha, në fjalën e saj në këtë ceremoni, pasi vlerësoi lart figurën e Nënë Terezës foli për fëmijërinë, familjen dhe vlerat njerëzore të saj. Gjithashtu Zj. Berisha solli përpara të pranishmeve dhe momente të rëndësishme të marrdhënieve të Nënë Terezës me atdheun e saj, Shqipërinë, të cilin ajo nuk e harroi dhe e braktisi asnjëherë, pavarësisht qëndrimit të diktaturës komuniste ngaj saj.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë Znj.Mira HOXHA znj. HOXHA pasi falenderoi të pranishmit në këtë aktivitet, vlerësoi bashkëpunimin me zyrën e Kardinalit të Hungarisë z. PETER, Nunsin Apostolik të Vatikanit dhe Njësinë Bashkiake nr. 12 në Budapest, bashkëpunim i cili mundësoi emërtimin e këtij sheshi me emrin e Nënë Terezës.

Duke folur për figurën e Nënë Terezës, znj. HOXHA vuri në dukje krenarinë e ligjshme të të gjithë shqiptarëve në Hungari dhe kudo ku janë për këtë figurë të shquar shqiptare, e cila me veprën e saj u bë mishërim i humanizmit në mbarë botën. Për këtë vëpër Nënë Tereza është vlerësuar nga institucionet dhe personalitetet më të shquara botërore.

Ceremonia u shoqërua me recitime të thënieve më të shquara të Nënë Terezës dhe ritualin fetar të zhvilluar nga Nunsi Apostlik i Vatikanit.

Në fund u zbulua pllaka me emrin e humanistes shqiptare nga Zonja e parë e Hungarisë Anita Herczegh dhe themeluesja e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza, znj. Liri Berisha.

Aktivitetet vijuan me një vizitë në qendrën e misionareve të Nënë Terezës në Budapest dhe meshën e organizuar në Bazilikën e Budapestit, në të cilën u fol edhe në shqip.

Ceremonia dhe aktivitetet e tjera u pasqyruan nga media e shkruar dhe ajo vizive.

Hungarisë z. PETER, Nunsin Apostolik të Vatikanit dhe Njësinë Bashkiake nr. 12 në Budapest, bashkëpunim i cili mundësoi emërtimin e këtij sheshi me emrin e Nënë Terezës.

Duke folur për figurën e Nënë Terezës, znj. HOXHA vuri në dukje krenarinë e ligjshme të të gjithë shqiptarëve në Hungari dhe kudo ku janë për këtë figurë të shquar shqiptare, e cila me veprën e saj u bë mishërim i humanizmit në mbarë botën. Për këtë vëpër Nënë Tereza është vlerësuar nga institucionet dhe personalitetet më të shquara botërore.

Ceremonia u shoqërua me recitime të thënieve më të shquara të Nënë Terezës dhe ritualin fetar të zhvilluar nga Nunsi Apostlik i Vatikanit.

Në fund u zbulua pllaka me emrin e humanistes shqiptare nga Zonja e parë e Hungarisë Anita Herczegh dhe themeluesja e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza, znj. Liri Berisha.

Aktivitetet vijuan me një vizitë në qendrën e misionareve të Nënë Terezës në Budapest dhe meshën e organizuar në Bazilikën e Budapestit, në të cilën u fol edhe në shqip.

Ceremonia dhe aktivitetet e tjera u pasqyruan nga media e shkruar dhe ajo vizive.

Posta Elektronike