RSS

  • Increase font size
  • Default font size
Konferencë në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë: “Gjuha shqipe dhe identiteti shqiptar”, me studentët shqiptarë në Universitetin e Zurichut Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E Hene, 05 Nentor 2012

Në kuadrin e veprimtarive për 100-vjetorin e pavarësisë ambasadori Mehmet Elezi mbajti ligjëratën “Gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar” me studentët shqiptarë të Universitetit të Zurichut. Veprimtaria u organizua në bashkëpunim me shoqatën e studentëve shqiptarë të këtij universiteti.

Studentët shqiptarë të Universitetit të Zurichut janë me prejardhje kryesisht nga Kosova e Maqedonia, shumica janë të rritur në Zvicër. Për këtë arsye ata e pritën me interes të veçantë një ligjëratë të tillë. Auditori ishte i mbushur plot, disa qëndronin në këmbë. Kishin ardhur edhe ish-studentë të diplomuar aty, tashmë të punësuar në Zvicër, si dhe studentë nga Universitetet e Bernës e të Bazelit.

Pas ligjëratës u bënë shumë pyetje. Ligjërata dhe pyetjet ishin të përqëndruara rreth lashtësisë dhe karakterit indoeuropian të gjuhës shqipe, shkrimit të saj, alfabetit latin dhe sfidave të sotme në përballë integrimit dhe të globalizmit. U theksua se pa ruajtur gjuhën shqipe nuk mund të ruhet identiteti kombëtar shqiptar.

Veprimtari të  ngjashme janë planifikuar edhe me shoqatat e studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës dhe të Lozanës.

 
Posta Elektronike